Plani i pritshëm i Presidentit Trump kufizon imigracionin përmes lidhjeve familjare

Publikuar tek: bota, më 20:20 16-05-2019 Plani i pritshëm i Presidentit Trump kufizon imigracionin përmes lidhjeve familjare

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të imigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare.

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve në Kopshtin e Trëndafilave pranë Shtëpisë së Bardhë, para komenteve të Presidentit Trump, të enjten pasdite, se plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për “një çështje konkurrence”.

Propozimi i zotit Trump, do ta mbante numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Zyrtari i lartë i admnistratës tha se bashkimi i familjarëve më të afërt është shumë i rëndësishëm me një përparësi tek fëmijët dhe bashkëshortët.

Aktualisht, 12 për qind të imigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me famljare që janë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, 57% për qind e vizave të imigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare. Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

“Ne mendojmë se ky është një sistem (propozimi i Presidentit) që merr disa nga konceptet e lotarisë, por i zbaton në një mënyrë më të përshtatshme për kohën e sotme, na bën më shumë konkurrues si vend”, tha zyrtari i lartë.

Të enjten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders iu përgjigj pyetjes nëse propozimi do të jetë thjesht një listë objektivash, apo nëse ka synim të kthehet në ligj.

“Sigurisht që synimi është të kthehet në ligj dhe mendoj se duhet të kthehet në ligj. Prandaj po e paraqesim”, tha ajo. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067250728607178
array(1) { ["section"]=> string(90) "plani-i-pritshem-i-presidentit-trump-kufizon-imigracionin-permes-lidhjeve-familjare-164609" }