Plani me 5 pika për muajt e ardhshëm, Basha zbulon shifrën e propozimeve të tij: 312 milionë euro

Publikuar tek: politike, më 10:27 29-09-2020 Plani me 5 pika për muajt e ardhshëm, Basha zbulon shifrën e propozimeve të tij: 312 milionë euro Basha

312 milionë euro. Kaq është kostoja e planit me 5 pika prezantuar nga kreu i PD Lulzim Basha për daljen nga kriza si pasojë e pandemisë teksa paralajmëroi një valë të dytë, edhe më të fortë covidi.

“Pritshmëria për një valë të dytë covidi është edhe një paralajmërim nga OBSH, nuk është një sekret, nuk është se po dalim me diçka që e dimë vetëm ne, ky alarm nuk mund të injorohet më. Ka një kontrast të thellë të qeverisë mes dy muajve të parë dhe tani, fjalorin përçudnues të kryeministrit, mbylljen totale, dhe atëhere numrat ishin sa 1/5-a që janë sot, urdhra absurdë jo të dalin burrat, jo gratë etj. etj.

Po sot? Kur numri i fataliteteve është 10 herë më e lartë? Ku jemi? Ku është paketa e tretë?

Gjendja e ekonomisë kërkon masa urgjente, sot më shumë se 4 muaj më parë. Masat që propozojmë për 6 muajt e ardhshëm është 52 milion euro në muaj, afro 312 milion euro për 6 muajt e ardhshëm, 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011445045471191
array(1) { ["section"]=> string(102) "plani-me-5-pika-per-muajt-e-ardhshem-basha-zbulon-shifren-e-propozimeve-te-tij-312-milione-euro-222067" }