Ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, denoncon nga rrjeti social Facebook një aferrë korruptive. Hila raporton se ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur planin për bregdetin e Shqipërisë, të cilin ia ka dhënë në ngarkim studios ‘Atelier 4”. Sipas Hilës kjo studio ka marrë nga institucione të shtetit shqiptar 8 milionë dollarë për projekte qendrash.
“Ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur që planin për rregullimin e bregdetit të Shqipërise së Jugut, e bën një studio që quhet "Atelier 4". Pronar i saj, është Alban Eftimiu. Ky ka qenë punonjës i Bashkisë së Tiranes në kohen kur kryetar ishte Edi Rama’, shkruan Hila.
“ Studioja "Atelie 4", ka marrë nga institucione të shtetit shqiptar (përfshirë edhe universitetin e Dhori Kules që u tall me socialistët në 21 janar) vetëm në vitin 2015 pa tender, as më pak e as më shume por 8 milionë dollarë për projekte qendra qytetesh. Mos më thoni që këtu nuk ka korrupsion. Mos më thoni që këtu nuk ka klientelizëm. Mos më thoni se kjo nuk është plaçkitje e parave të shqiptareve. Se nëse ma thoni këtë, atëhere i paskeni pasur hak gjithë zgjedhat e kularët në qafe që ju kanë vënë në histori’, përmbyll ish zëvendësministri.