Plani si do hetohen bizneset nga tatimet, ja kur fillon fushata dymujore

Publikuar tek: ekonomi, më 23:54 25-01-2018 Plani si do hetohen bizneset nga tatimet, ja kur fillon fushata dymujore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ditën e mërkurë ka zhvilluar  mbledhjen e “Komitetit Operacional” me qëllim “Miratimin e Planit Operacional për periudhën Shkurt – Mars 2018”, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor.

Ky plan i drejtorisë së Tatimeve është hartuar në funksion të parandalimit, zbulimit dhe ndëshkimit të evazionit fiskal dhe paligjshmërisë në fushën e tatimeve. 

Sipas Tatimeve zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit duke u përqëndruar në verifikimet e subjekteve për:

Kontrollin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen në tatimpagues të ndryshëm;

Marrjen e masave administrative dhe penale për goditjen e evazionit fiskal;

Verifikim të subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve;

Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;

Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor;

Verifikimin dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore;

Të tjera verifikime që mund të dalin të nevojshme gjatë ushtrimit të kontrolleve

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16986417770386
array(1) { ["section"]=> string(78) "plani-si-do-hetohen-bizneset-nga-tatimet-ja-kur-fillon-fushata-dymujore-107954" }