Planifikoi sulm terrorist, arrestohet në Hollandë 32 vjeçari francez

Publikuar tek: bota, më 22:28 27-03-2016 Planifikoi sulm terrorist, arrestohet në Hollandë 32 vjeçari francez

Policia hollandeze ka arrestuar një francez i cili dyshohet për përfshirje në planifikimin e një sulmi terrorist në Francë, në Roterdam.

32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap të dielën me kërkesë të autoriteteve franceze, raportoi AP duke cituar prokurorë holandezë.

Një skuadër e specializuar anti-terrorizmi e policisë holandeze dhe agjencia e inteligjencës kanë marrë pjesë në operacionin e përbashkët të arrestimit, thuhet në deklaratën e prokuroreve.

Dy adresat në Roterdam që lidhen me të dyshuarin janë kontrolluar nga policia, duke detyruar evakuimin e banorëve nga ndërtesat e afërta, si një masë paraprake, thanë prokurorët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028234958648682
array(1) { ["section"]=> string(73) "planifikoi-sulm-terrorist-arrestohet-ne-hollande-32-vjecari-francez-36161" }