Planifikojini mirë pushimet, ja si do jetë moti gjatë gushtit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 29-07-2016 Planifikojini mirë pushimet, ja si do jetë moti gjatë gushtit

Specialistët në Institutin e Gjeoshkencave bëjnë me dije se gjatë fundjavës dhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të variojnë deri në 38 gradë celcius.

Ndërsa në zonat malore dhe ato urbane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.

Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjes, Fierit, Sarandës dhe Delvinës.

Specialistë  i’u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë.

 I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat.

 Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12980699539185
array(1) { ["section"]=> string(66) "planifikojini-mire-pushimet-ja-si-do-jete-moti-gjate-gushtit-48142" }