Planifikuan shpërthime me bombë në Londër, dënohen me burgim të përjetshëm

Publikuar tek: bota, më 15:25 30-12-2015 Planifikuan shpërthime me bombë në Londër, dënohen me burgim të përjetshëm

Një çift myslimanësh me banim në Britaninë e Madhe që planifikoi shpërthimet me bombë në Londër gjatë përvjetorit të 10-të të shpërthimeve në metrotë e kryeqytetit anglez, janë dënuar me burgim të prjetshëm.

Dy ekstremistët islamin, 25 vjeçari Mohammed Rehman dhe gruaja e tij 24 vjeçare Sana Ahmed Khan, u dënuan nga gjykata londineze me burgim të përjetshëm pasi u vërtetua se kishin tentuar të përgatisnin një bombë kimike shumë të fuqishme me lëndë kimike.

Prokuroria vërtetoi lidhjet e Rehman me grupe të Shtetit Islamik nëpërmjet internetit, nga kishte mundur të siguronte edhe disa pjesë elektronike për të prodhuar bombën artizanale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012679815292358
array(1) { ["section"]=> string(79) "planifikuan-shperthime-me-bombe-ne-londer-denohen-me-burgim-te-perjetshem-28874" }