Plas bomba: në përgjime dalin 20 deputetë e gjyqtarë, i përfshirë dhe një ministër

Publikuar tek: barometri, më 08:35 23-10-2018 Plas bomba: në përgjime dalin 20 deputetë e gjyqtarë, i përfshirë dhe një ministër

Gazetari i njohur Flamur Vezaj ka folur në një lidhje direkte me emisionin “360 gradë” për arrestimet e fundit.

 

Vezaj u shpreh se mbesa dhe motra e Arben Ndokës janë tani në Prokurori, ndërsa tregoi se në përgjime ka dalë dhe emri i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

“Është shoqëruar edhe mbesa dhe e motra e zt.Ndoka në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë duke u marrë në pyetje. Nuk mund të quhet një grup i strukturuar kriminal. Vëllai i deputetit Arben Ndoka është arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut për trafikun e drogës. Tek rasti i trafikut të drogës në Shijak janë përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë lokalesh të njohura nate në Tiranë që prej vitesh merren me pastrim të parave. Në këtë dosje është përfshirë edhe Vangjush Dako. Zt.Daku është kapur në përgjime duke kërkuar vota dhe favore ndaj këtij grupi kriminal. Në ditët në vazhdim mund të publikohen edhe fakte.

Janë ndërruar 5 prokurorë deri tani. Fakti që këtu janë ndërruar 5 prokurorë, vetëm për këtë çështje, nuk besoj që Dako do të dalë, se nuk mund të nxirret zoti Dako. Dako nuk mund t’i shmanget faktit se një ditë këta përgjime mund të publikohen”, u shpreh Vezaj.

Ndërsa gazetari Trashgim Sokolaj pohoi atë që tha Vezaj duke treguar se në përgjime përmenden 20 deputetë , kryetarë gjykatash dhe kryetarë hipotekash.

“Bëhet fjalë dhe për një ministër të qeverisë Rama që është në pushtet tani”, shtoi Vezaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13056397438049
array(1) { ["section"]=> string(87) "plas-bomba-ne-pergjime-dalin-20-deputete-e-gjyqtare-i-perfshire-dhe-nje-minister-138760" }