Plas humori në rrjet/ Policia dërgon vjedhjen e një pule në Prokurori (SHKRESA)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:02 01-02-2020 Plas humori në rrjet/ Policia dërgon vjedhjen e një pule në Prokurori (SHKRESA)

Ndonjëherë policisë i duhet shumë punë për të çuar çështje me rëndësi në prokurori por nuk është ky rasti.

Uniformat blu i kanë hapur rrugë hetimit nga prokuroria për vjedhjen e një…pule. Po po, është fiks siç e lexuat. Bëhet fjalë për një pulë që është vjedhur në Kurbin.

“Bashkëlidhur shkresës ju dërgojmë materialet proceduriale për veprën penale 'të vjedhjes' lidhur me ngjarjen e datës 03.04.2019, në fshatin Fushë-Mamurras, rrethi Kurbin nga persona të panjohur është vjedhur gjatë natës një pulë në kasollen e shtetasit L.”, thuhet në referimin në prokurori që shefi i komisariatit Erdit Rrëçeku i ka bërë rastit.

Siç mund ta kuptoni, autorët e vrasjeve nuk para kapen nga drejtësia shqiptare sepse institucionet kanë në duar çështje më “madhore” siç është rasti i kësaj pule.

Pas shkresës zyrtare të anëtarit të KLP që i kërkonte llogari kryetarit se pse nuk i kishte çuar kartolinë, kjo shkresë po bëhet virale.

84439727_1505236162974117_4301302793668395008_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009505033493042
array(1) { ["section"]=> string(83) "plas-humori-ne-rrjet-policia-dergon-vjedhjen-e-nje-pule-ne-prokurori-shkresa-193783" }