‘Plas keq’ në Kuvend, Spiropali me tone të larta Hajdarit: Mbaj gojën Rudina, vëri frerë! Fole për korrupsionin por mbaj përgjegjësi për nga ke dalë!

Publikuar tek: politike, më 10:10 24-09-2020 ‘Plas keq’ në Kuvend, Spiropali me tone të larta Hajdarit: Mbaj gojën Rudina, vëri frerë! Fole për korrupsionin por mbaj përgjegjësi për nga ke dalë! FotoMontazh: Spiropali - Hajdari

Ministrja Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra në Kuvend, pas fjalës së deputetes Rudina Hajdari, e cila hodhi akuza të forta për kolegët e mazhorancës. Spiropali i kërkoi deputetes që të mbante gojën dhe të mos fyente asnjë nga kolegët.

“E nderuara Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Ju drejtove këtu deputetëve të PS, më të shumtat gra. Nuk ta kanë për borxh se i fyen në dinjitet, korrupsion... Brockollit këtu. Nuk të kemi asnjë borxh. Ne deputetët e mazhorancës mbajmë përgjegjësi për fytyrat tona, atëherë mbaj dhe ti përgjegjegjësi për të gjithë. Për anëtarët e familjes tënde bilogjike dhe politike. Nga ke dalë”, iu drejtua ministrja Rudina Hjadarit.

Më tej, duke folur për listat e zgjedhjeve, Spiropali i kërkoi deputetes që të provonte veten para qytetarëve sepse ajo ka dalë nga lista e PD nuk është votuar drejtpërdrejt.

“Nëse do flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ke hyrë nga lista e PD. Dil tani dhe shiko sa vota merr. Dil e pije detin Rudina. Pije detin Rudina. Ta shohim ku do dalësh. Do dalësh në breg të lumit apo do dalësh në anën tjetër. Ta shikojmë.

Ne jemi kolegë këtu, s’bëjmë pretenca prokurorie. Shko bëj në tjetër vend ato. Jemi këtu për rezolutën e Integrimit, për të cilën ti ke punuar në fakt me Taulant Ballën”, përmbylli Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069270133972168
array(1) { ["section"]=> string(149) "plas-keq-ne-kuvend-spiropali-me-tone-te-larta-hajdarit-mbaj-gojen-rudina-veri-frere-fole-per-korrupsionin-por-mbaj-pergjegjesi-per-nga-ke-dale-221470" }