Një sherr banal ka ndodhur në një nga pubet e Tiranës fundjavën që shkoi.
Gjithçka ka qenë e qetë, deri sa persona që nuk janë identifikuar, kanë nisur të grushtohen mes tyre.
Karriget e tavolinat kanë fluturuar në ajër teksa tre-katër veta janë përleshur mes tyre. Nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë sherr, por ndoshta shkak është bërë keqkuptimi në pije e sipër.
Personi që ka dërguar pamjet pranë te JetaOshQef shprehet se as vetë nuk e mori vesh çfarë ndodhi, ndërsa të gjithë u trembën e ngelën të çuditur nga ajo që panë.