Plas “lufta” mes dy gjigantëve mediatikë, Ora News e Digitalb. Përplasja ka në thelb transmetimin e sinjalit.
Ora News pretendon se qytetarë të shumtë ankohen për ndërprejen e transmetimit të sinjalit të Ora News në platformën “Digitalb” dhe në paketat e ofruara prej saj. Në reagimet e tyre, sipas Ora News qytetarët thonë se nuk po marrin një shërbim për të cilin kanë paguar por edhe shprehën se po cënohet e drejta e shprehjes dhe informimit e sanksionuar me ligj.
“Në emsionin e mëngjesit “Ora Juaj” të drejtuar nga Patrik Sadikaj pati edhe gjatë dites së martë telefonata nga qytetarë nga zona të ndryshme të vendit që ankohen pas ndërprerjes së njënashme të kontratës me platformën e transmetimit. “Jeni bërë si dhomë e ndaluar. Sa më shumë ju ndalojnë aq më shumë ju kërkojnë. Unë kam një kontratë dhe nuk u informova për ndërprerjen e sinjalit” thote nje qytetar.
Qytetarët kërkojne edhe angazhimin e organeve të drejtësise per ti thenë një zgjidhje këtij problemi”, thuhet në reagimin e Ora News.