PLAS në emision: Bardhi i kujton 1 milion EURO pasuri, shpërthen Peza: FEVZIU ka 10 milion dhe s’i thotë gjë njeri. Ja si i përgjigjet gazetari (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 21:42 14-03-2019 PLAS në emision: Bardhi i kujton 1 milion EURO pasuri, shpërthen Peza: FEVZIU ka 10 milion dhe s’i thotë gjë njeri. Ja si i përgjigjet gazetari (DEBATI)

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është përfshirë në debat të ashpër me sekretarin ligjor të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i ka përmendur pasurinë prej 1 milion euro.

Peza i ka thënë Bardhit në emisionin “Opinion” se duhet t’i kërkojë falje pasi gjykata e ka shpallur të pafajshëm lidhur me akuzat për pasurinë.

Por debati s’është ndalur me kaq, teksa Peza ka përmendur edhe pasurinë që sipas tij zotëron moderatori i emisionit, Blendi Fevziu. Sipas Pezës, Fevziu ka 10 milion euro pasuri, “dhe s’i thotë gjë njeri”, ndërsa përmendi edhe vilën e gazetarit Armand Shkullaku, që sipas tij kushton plot 1 milion euro.

DEBATI:

Bardhi: Edi Rama me një vendim vjedh 200 milion euro te Teatri

Peza: Për kë 200 milion për Rrugën e Kombit?

Bardhi: Jo për 1 milionshin tënd

Peza: Këtu s’të lejoj, mos kujto se ajo të bën politikan. Je dhe jurist. Një sekondë. Unë i kam të justifikuara.

Bardhi: Vendimet e gjykatave kanë shpallur të pafajshëm edhe me krime më të rënda se ty

Bardhi: Mos kujto se...

Bardhi: Më lejo të mbaroj...

Peza: Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm

Bardhi: Shumë mirë, bravo

Peza: Kërko falje

Bardhi: Të gjithë politikanët e korruptuar janë shpallur të pafajshëm

Peza: Ti përfundon duke më akuzuar mua të kem turp pse jam i pafajshëm

Bardhi: Do mbani përgjegjësi të gjithë nga Edi Rama edhe ti

Peza: Tenton të më bësh mua me faj, kam dalë i pafajshëm

Bardhi: Ti mos u shqetëso, tik-taku është për çdo shqiptar që ka grabitur.

Peza: Pasuria ime është shtuar 0 lekë nga momenti që kam hyrë në politikë. Fevziu ka 10 milion euro pasuri dhe s’ja përmend njeri

Fevziu: Si, si, si, ku i kam 10 milion euro unë?

Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro në fshat dhe s’i thotë gjë njeri

Shkullaku: Jo 1 milion, 1 milion e 200 mijë

Fevziu: Peza fjala jote në vesh të perëndisë, ishalla bëhemi me këtë pasuri se nuk i kam.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064458847045898
array(1) { ["section"]=> string(153) "plas-ne-emision-bardhi-i-kujton-1-milion-euro-pasuri-shperthen-peza-fevziu-ka-10-milion-dhe-s-i-thote-gje-njeri-ja-si-i-pergjigjet-gazetari-debati-156462" }