'Plas' në emision, Frrok Çupi “gozhdon” deputetin e PD: Jeni një tufë injorantësh, mediokër që degjeneruat partinë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 30-05-2018 'Plas' në emision, Frrok Çupi “gozhdon” deputetin e PD: Jeni një tufë injorantësh, mediokër që degjeneruat partinë

Është tensionuar debati në emisionin “360Gradë” mes gazetarit Frrok Çupi dhe deputetit të Partisë Demokratike Myslim Murrizi.

Çupi i është drejtuar me fjalë të ashpra Murrizit duke e quajtur injorant e mediokër, që bashkë me të tjerë po rrënojnë Partinë Demokratike.

Gazetari Çupi tha se demokratët s’mund t’i kërkojnë llogari gazetarëve nëse e kanë bërë detyrën apo jo.

Pjesë nga debati:

Çupi: Është turp more Murrizi, është turp.

Murrizi: A ke përgjegjësi ti? Për drogën a ke përgjegjësi?

Çupi: Po çfarë thua more...? E degjeneruat demokracinë, ju jeni komunistë

Murrizi: Je në pushtet, media është pushtet

Çupi: Po çfarë thua, është e turpshme, si guxon të vish në studio

Murrizi: Nuk të marr leje unë

Çupi: Ke fyer gazetarët, që ti u thua s’ke realizuar detyrën,

Murrizi: Ju jeni përgjegjës..

Çupi: Jeni një tufë mediokrësh në parti që po e rrënoni atë parti. Keni mbetur zero

Murrizi: Pse mo duhet të jem si Rama?

Çupi: I kërkoni llogari ju gazetarëve si e kanë kryer punën

Çupi: Prap vazhdon, injorant totalë, injorant të llahtarshëm

Murrizi: Frrok mos fol për mua

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068372011184692
array(1) { ["section"]=> string(114) "plas-ne-emision-frrok-cupi-gozhdon-deputetin-e-pd-jeni-nje-tufe-injorantesh-medioker-qe-degjeneruat-partine-122591" }