Plas në Kosovë, simpatizantët e LDK-së dhe Vetëvendosjes sherr në mes të qytetit (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 20:20 27-11-2020 Plas në Kosovë, simpatizantët e LDK-së dhe Vetëvendosjes sherr në mes të qytetit (VIDEO) Perplasje fizike mes militanteve te LDK dhe VV ne Kosove

Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve në komunën e Podujevës në Kosovë, ka plasur sherri mes simpatizantëve të LDK-së dhe tyre të Vetëvendosjes.

Kjo përplasje fizike mes simpatizantëve ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore që po zhvillojnë kandidatët e dy partive.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke u përplasur mes tyre, teksa disa mundohen ta qetësojnë situatën. Ndërkohë, në mesin e aktivistëve të VV-së ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën, ku në garë janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-i nuk pyet për mbyllje, Greqia regjistron shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh në 24 orët e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.011904954910278
array(1) { ["section"]=> string(92) "plas-ne-kosove-simpatizantet-e-ldk-se-dhe-vetevendosjes-sherr-ne-mes-te-qytetit-video-229368" }