"Plas" në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Bushati largohet i ofenduar nga Pollo: Kërko ndjesë!

Publikuar tek: politike, më 10:38 17-10-2017

Mbledhja e Komisionit të Integrimit ka degjeneruar në fyerje e përplasje mes ministrit Ditmir Bushati dhe demokrati Genc Pollo gjë që ka çuar në braktisjen e komisionit nga ana e Bushatit.

E gjitha ka nisur kur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar një “batutë” ndaj Pollos:

“I duket vetja sikur do vijë ndonjë nga regjisorët e hollivudit për të realizuar ndonjë film për krimin në Shqipëri” ka thënë ministri i jahstëm por me ç’duket ka ndeshur në reagimin e  fortë të demokratit.

“Nuk të lejoj të më fyesh, jam këtu si ministër. Respekto etikën kur nuk të pëlqejnë përgjigjet e mia”, i është drejtuar Bushati Pollos i cili nga ana tjetër ka deklaruar se ishte pikërisht ministri ai që provokoi sjellje rrugaçi.

PJESË NGA DEBATI:

Bushati: Kërko ndjesë për ndotjen

Pollo: Mbylle mikrofonin, mbylle mikrofonin

Bushati: Jo nuk e mbyll pa kërkuar ndjesë

Pollo: Ti provokove i pari me sjellje prej rrugaçi

Bushati: Unë nuk kam fyer askënd, Saliun e kuq nuk e bën dot me mua. Këtë po të them, fjalor rrugac, bagabond, s’e toleroj dot, nuk e duroj dot. Kjo i shkon vetëm Saliut (largohet nga komisioni)

bush.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Provat për arrestimin e Tahirit i ke në tavolinë”, deputeti i PS i "përvishet" Bashës: Nuk e kisha dëgju ndonjëherë këtë budallëk, le nam!
Përplasja në Komisionin e Integrimit, deputeti zbardh sherrin mes Bushatit dhe Pollos: Letër në Kuvend, të rishikohet struktura »
Article Logic
Execution time: 0.010921001434326
array(1) { ["section"]=> string(101) "plas-ne-mbledhjen-e-komisionit-te-integrimit-bushati-largohet-i-ofenduar-nga-pollo-kerko-ndjese-96171" }