PLAS SHERR I MADH/ Deputeti i iku nga grupi, inatoset keq kreu i partisë së djathtë: Burrë i poshtër, i pafytyrë! (REPLIKAT FYESE)

Publikuar tek: politike, më 19:33 11-12-2019 PLAS SHERR I MADH/ Deputeti i iku nga grupi, inatoset keq kreu i partisë së djathtë: Burrë i poshtër, i pafytyrë! (REPLIKAT FYESE)

Deputeti Koci Tahiri është larguar nga grupi parlamentar i partive të djathta pasi sipas tij, disa prej anëtarëve janë zhgënjyer me Adriatik Alimadhin, si kryetar i grupit.

Mirëpo, largimi i deputetit Tahiri nuk i ka pëlqyer Adriatik Alimadhit, i cili e ka ofenduar publikisht në llogarinë e tij deputetin “dezertor” duke e quajtur të poshtër e të pafytyrë. Kreu i Ballit Kombëtar ka postuar dje një foto me deputetët Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni e Selami Jenishehri, ndërsa shkruan se mungon ai që prishi grupin parlamentar të partive të djathta burri më i poshtër, siç e quan ai deputetin Koci Tahiri.

Ndërkohë, menjëherë një koment në foto e ka lënë vetë deputeti Tahiri i cili i thotë Alimadhit se nuk ka justifikuar besimin që i është dhënë si kreu i grupit, ndërsa thekson se Alimadhi nuk mund të qëndrojë në krye të grupit me zor. Por, nuk e ka lënë me kaq dhe kreu i Ballit Kombëtar, i cili ka sharë sërish Koci Tahirin teksa i ka kthyer përgjigje nën komentin e bërë nga deputeti “dezertor”.

“E çfarë besimi do ti more i pafytyrë kur grupi u krijua nga ju vet më datë 5 korrik, dhe po në muajin korrik ju filluat procedurat për prishjen e tij”, shkruan ndër të tjera Adriatik Alimadhi.

Më poshtë fotot e sharjeve dhe ofendimeve mes deputetëve:

79037593_572725133491602_1836734805560000512_n.jpg

79760387_607641629972148_5472227306531454976_n.jpg

80097471_704984023243352_1880539967285886976_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11649179458618
array(1) { ["section"]=> string(130) "plas-sherr-i-madh-deputeti-i-iku-nga-grupi-inatoset-keq-kreu-i-partise-se-djathte-burre-i-poshter-i-pafytyre-replikat-fyese-189125" }