Plas sherri Braçe-Panariti, ministri: Pyet me statusin e jashtëtoksorit! A bën dot këtë? Tani timonin e tepsinë i ke vetë

Publikuar tek: politike, më 11:09 21-07-2017 Plas sherri Braçe-Panariti, ministri: Pyet me statusin e jashtëtoksorit! A bën dot këtë? Tani timonin e tepsinë i ke vetë

Përlplasje mes deputetit të PS, Erion Braçe, njëherazi kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti.

“Po bujqësia ku është”, pyet në një reagim të tijin në facebook Braçe ndërsa thotë se kemi të bëjmë me një vit të vështirë bujqësor por e menjëhershme është përgjigja e Panaritit i cili i propozon Braçes moratorium fiskal të plotë.

“Jepi fermerit, të paktën pesë herë më shumë para, aq sa merr vellai i tij në Kosovë që të ngrihet me këmbë e të mos shesë nën kosto.. A e bën dot?... Tani tepsine dhe timonin I ke vetë”, i thotë Panariti.

PËRGJIGJA E PLOTË:

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Pergjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t'ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia. As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet. Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! .... Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine... Moratorium fiskal te plote...sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?... Tani tepsine dhe timonin I ke vete.

ed.png

ed1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087590217590332
array(1) { ["section"]=> string(123) "plas-sherri-brace-panariti-ministri-pyet-me-statusin-e-jashtetoksorit-a-ben-dot-kete-tani-timonin-e-tepsine-i-ke-vete-86864" }