Plas sherri live/ 'Ke probleme morale' Murrizi i kthehet Gabës: O bibilush mos më përmend mua se...

Publikuar tek: politike, më 22:36 09-05-2019 Plas sherri live/ 'Ke probleme morale' Murrizi i kthehet Gabës: O bibilush mos më përmend mua se...

Deputeti Myslym Murrizi është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me politiologun Gentian Gaba.

I ftruar në '360 Gradë' së bashku me Murrizin, Gaba i tha deputetit se ai ka probleme morale pasi doli nga linja e partisë. Mirëpo as Murrizi nuk u kursye duke e quajtu 'bibilush që bën përr përr nëpër studio'.

Pjesë nga debati:

Gaba: Ti je i vetmi i paguar me taksat tona këtu në këtë sallë.

Murrizi: Ai sistem nuk do të lejojë bishtu edhe bilbilu për të ardhur në Kuvend.

Gaba: Nuk e bëni dot. Aty janë 79 deputetë dhe nuk e bënë dot, ti thua do ta bëj unë me llastiqet e mia.

Murrizi: Do ta prishim. Nuk i ka deputetët.

Gaba: Ti kujton se ata që kanë hyrë aty janë idealistë të mëdhenj dhe kanë hyrë për parime.

Murrizi: Kush je ti që mudn ti paragjykosh ata more, kush je ti.

Gaba: Unë paragjykoj në bazë të historisë që ata kanë. Në bazë të eksperiencës sime empirike. Kur shoh që një preson del dhe thotë që ky sistem ka rënë edhe nga ana tjetër del dhe futet në parlament ky nuk është burrë i ndershëm për mua. Kush rri anatemon kuomunizmin dhe bëhet nënkryetar i Rucit, ul të ndenjurat në karrigen që ka ngrohur Ruci, për mua nuk është burrë i ndershëm. Nuk dnryshon sistemi zgjedhor.

Murrizi: Do ndryshojë do ndryshoje. Ti edhe corapet e kuqe që bëni përr, përr, përr nuk ju pyesin qytetarët fare.

Gaba: Ti ke probleme të thella morale. Nuk mund të flasësh.

Murrizi: Unë jam nga ata të dhjetorit të '90 o bilbilush, mos më përmend mua paranë.

VIDEO - ORA NEWS

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037497997283936
array(1) { ["section"]=> string(99) "plas-sherri-live-ke-probleme-morale-murrizi-i-kthehet-gabes-o-bibilush-mos-me-permend-mua-se-163662" }