Një konflikt mes infermierëve ka përfunduar në dhunë fizike, pasi njëri prej tyre nuk pranonte që të bënte vaksinën anti-Covid.
Ngjarja ndodhi në Itali, në në qendrën e mbledhjes së Casa della Salute dell'Asl në Cigliano, në provincën e Vercelli.
Dy nga infermierët ishin në favor të vaksinës, ndërsa njëri prej tyre doli kundër, shkruajnë mediat italiane.
Policia ndërhyri për të qetësuar edhe burrin e infermieres, i cili ishte thirrur nga gruaja për të dalë në mbrojtje të saj.
Të dy kolegët u përpoqën me fjalë ta bindnin gruan të vaksinohej kundër Covid, por jo nuk pranoi dhe u zemërua deri në pikën që kërkoi ndihmë nga burri i saj.
Burri e kishte mbrojtur gruan e tij dhe kishte filluar një diskutim të nxehtë me dy kolegët e saj që ishin në favor të vaksinës. Në fund ai u denoncua nga dy infermierët për ndërprerje të shërbimit publik.