Plas sherri mes këngëtaresh/ Arta Bajrami thumbon Taynën për ‘Freestylen’: Banale, joprofesionale

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:58 20-11-2019 Plas sherri mes këngëtaresh/ Arta Bajrami thumbon Taynën për ‘Freestylen’: Banale, joprofesionale

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka thumbuar Taynën me një postim në Instastory, ku shkruhej “Freestyle ? me msu vjershën Freestyle , jooo”.

Automatikisht ndjekësit e kanë lidhur me këngëtaren Tayna këtë postim, pasi kjo e fundit publikoi pak ditë më parë një ‘Freestyle’.

Por pas kësaj nuk ka munguar reagimi i menaxherit të Taynës, i cili thotë se ajo nuk do tja dijë për disse dhe se nuk i pëlqen të thumbojë të tjerët në atë që këndon.

“Çdoherë që Tayna publikon këngë, shumë artiste mendojnë se i ka bërë diss ndonjë artisteje, por Tayna as nuk e ka menduar një gjë të tillë prej fillimit e tani. Tayna nuk ka asgjë me askënd dhe se diss-et nuk janë pjesë e karrierës së saj”, rrëfeu ai për Blitz.al.

Për të njëjtën media edhe Arta ka pohuar se statusi i saj ishte për Taynën, ndërsa tha se nuk e kupton se si disa vargje të mësuara përmendësh mund të konsiderohen nga të gjithë si ‘Freestyle’.

“Unë jam moti në këtë lloj të muzikës, dhe nuk mund të rri të shikoj kështu lajmesh që qarkullojnë, banale, joprofesionale, vetëm sa për klikime”, është shprehur mes të tjerash Arta.

-640-0-5dd472ac51886.jpg

-640-0-5dd47323db58c.jpeg

-640-0-5dd4732499b34.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074350833892822
array(1) { ["section"]=> string(99) "plas-sherri-mes-kengetaresh-arta-bajrami-thumbon-taynen-per-freestylen-banale-joprofesionale-186543" }