Plas sherri mes shqiptarëve në Spanjë, dy persona marrin plagë të rëndë, dy në pranga

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 22-01-2021 Plas sherri mes shqiptarëve në Spanjë, dy persona marrin plagë të rëndë, dy në pranga Ilustruese

Dy shqiptarë janë arrestuar në qytetin francez të Bordeaux pasi dyshohet se janë autor të një vrasjeje të ndodhur në Spanjë.  

Sipas mediave vendase, dy shqiptarët e moshës 27 dhe 29 vjeç kanë sulmuar me thikë dy bashkëatdhetarë, njëri prej të cilëve u godit gjashtë herë me thikë në gjoks dhe shpinë, ndërsa tjetri në këmbë.

I pari u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Garda Civile e Cantabrias në Spanjë po ndiqte dy të rinjtë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.

"Ngjarja ndodhi pas orës 12 të së Mërkurës në një zonë parkimi kamionësh në Hoznayo. Të dyja palët mbërritën me automjete dhe gjatë përleshjes fizike, dy autorët e dyshuar nxorën thikat duke shkaktuar lëndimet e rënda," thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma sfidon kryeministrin dhe i nxjerr videon: Edi Rama ka gënjyer përsëri (VIDEO)
Shkrumbohet makina në lëvizje në Vlorë, dyshohet se drejtuesi ishte i dehur »
Article Logic
Execution time: 0.010567188262939
array(1) { ["section"]=> string(90) "plas-sherri-mes-shqiptareve-ne-spanje-dy-persona-marrin-plage-te-rende-dy-ne-pranga-236008" }