Plas sherri në emision për vilat te Gjiri Lalëzit, shpërthen Nano ndaj ish-ministrit të Pd: Vilën e sat ëme, unë një apartament kam. Ik ore kërriç...

Publikuar tek: barometri, më 07:35 18-05-2018 Plas sherri në emision për vilat te Gjiri Lalëzit, shpërthen Nano ndaj ish-ministrit të Pd: Vilën e sat ëme, unë një apartament kam. Ik ore kërriç...

Ka degjeneruar debati në emisionin “Opinion” mes analistit Mustafa Nano dhe ish ministrit teknik të PD-së, Gazmend Bardhi.

Gjithçka ka nisur kur Nano ka përmendur vilat e politikanëve, ndërsa Bardhi i është kthyer duke thënë se “Vilë në Surrel vetëm Edi Rama ka”. Ish ministri i PD i ka kujtuar edhe vilën në Gjirin e Lalëzit, por Nano ka shpërthyer në ofendime duke thënë se ka vetëm një apartament 70 e ca metra katror.

DEBATI:

Bardhi: Nano përmendi vilat por vilë në Surrel vetëm Edi Rama ka, nuk ka ndonjë nga opozita. Ose merremi me vilën tënde në Lalz

Nano: Vilën time? Vilën e sat ëme

Nano: Kujt i thua vilën time ti? Unë kam një apartament në Lalz

Nano: Tani do më dëgjosh mua për atë punën e vilave? Vilë ka Sali Berisha dhe Ilir Meta në Lalz, më të mëdhatë

Bardhi: Sapo e pranove

Nano: Je idio, o kërriç

Bardhi: Sapo e pranove vetë... qetësohu

Nano: Si të qetësohem ore, ik ore zullumqar. Fevzi ky është problemi edhe ne merremi me një aty në Vlorë që s’e dimë kush është

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015846967697144
array(1) { ["section"]=> string(149) "plas-sherri-ne-emision-per-vilat-te-gjiri-lalezit-shperthen-nano-ndaj-ish-ministrit-te-pd-vilen-e-sat-eme-une-nje-apartament-kam-ik-ore-kerric-121181" }