Plas sherri në festivalin e RTSH-së, këngëtari i njohur zbulon gafën e Adi Krastës në 3 VIDEO: Skandal, s’ka ndodhur as në kohën e diktaturës!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:20 23-12-2017 Plas sherri në festivalin e RTSH-së, këngëtari i njohur zbulon gafën e Adi Krastës në 3 VIDEO: Skandal, s’ka ndodhur as në kohën e diktaturës!

Plas sherri në natën e dytë të festivalit të 56-të RTSH-së.

Është këngëtari i njohur Luiz Ejlli, ai i cili denoncon gafën e përsëritur të prezantuesit Adi Krasta. Sipas tij, Krasta nuk e përmend një asnjë rast emrin e tij, kur prezanton këngën me të cilën ai është përfaqësuar bashkë me Rezarta Smajën “Ra një yll”.

Luizi shprehet tejet i revoltuar për këtë fakt, që sipas tij lë të nënkuptohet se është bërë e qëllimshme, ndërsa rastin në fjalë e konsideron si një skandal që nuk është bërë as në kohën e ditakturës.

“Të dashur miq, poshtë keni 3 video ku prezantuesi i festivalit të Rtsh-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, cfarë prapavije ka kjo??? Ky është një skandal!”, shkruan Luiz Ejlli pak minuta më parë në profilin e tij në facebook.  

Ndërkohë më poshtë ju sjellim edhe videot e publikuara nga vetë Luizi, për të dëshmuar denoncimin e tij.

 luiz_elli.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lori e Sara Hoxha, trashëgimtaret e Top Channel sonte dominojnë ekranin e tyre (ZBULOHEN DETAJET)
Biznesmeni i fuqishëm në Tiranë ka ditëlindjen, mbledh VIP-at në avionin privat dhe ia mbathin në Turqi (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011482000350952
array(1) { ["section"]=> string(145) "plas-sherri-ne-festivalin-e-rtsh-se-kengetari-i-njohur-zbulon-gafen-e-adi-krastes-ne-3-video-skandal-s-ka-ndodhur-as-ne-kohen-e-diktatures-104113" }