Plas sherri në Kuvend/ Kolegu i përmend moralin gjatë senacës parlamentare, deputetja xhindoset dhe e godet (NGJARJA NË GJEORGJI)

Publikuar tek: bota, më 14:01 28-09-2019 Plas sherri në Kuvend/ Kolegu i përmend moralin gjatë senacës parlamentare, deputetja xhindoset dhe e godet (NGJARJA NË GJEORGJI)

Një mbledhje në Komitetin e zgjedhjeve në Georgji, u kthye në kaos, pasi një deputete femër goditi kolegun e saj, pasi ky i fundit bëri disa komente që deputetes iu dukën ofenduese.

Eka Beselia, tha se ajo e mori vetë situatën në kontroll gjatë seancës së 26 qershor-it, pasi Vano Zardiashvili komentoi mbi moralin e saj në prag të zgjedhjeve të janar-it, pas një videoje që kishte të bënte më jetën e saj personale, e bërë pa dijeninë e saj.

Beselia, një nga të paktat femra në politikën e Gjeorgjisë të dominuar nga meshkujt, menjëherë pas incidentit tha për gazetarët se “nuk do t'i kërkonte falje askujt” për veprimet e saj, duke shtuar se partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe drejtuesi i saj, bilioneri Bidzina Ivanishvili, ishin përgjegjës për atë që ajo e quan “provokim” i sajuar nga Zardiashvili me qëllim.

“Është një vizë që nuk lejojë askënd ta shkelë... Ai do të marrë të njëjtën përgjigje sa herë të thotë diçka të tillë,” tha Beselia, një ish pjestare e partisë.

“Ai mori atë që mëritonte.”

Zardiashvili kontestoi akuzën e Baselias, duke thënë se ai nuk kishte për qëllim të ofendonte kolegen e tij kur tha se “morali i tij nuk ishte i njëjtë me atë të Beselias,”

“Sa i përket Znj. Beselia, nuk e kam ofenduar,” tha ai.

Dikur anëtare e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, Beselia, u largua nga partia në fillim të verës, së bashku me shumë deputet të tjerë, pasi u hoq nga posti i saj si kryetare e komitetit të parlamenit.

Beselia, u largua nga partia që ndodhet në pushtet, dhe i ka akuzuar për organizimin e regjistrimeve dhe shpërndarjen e videove online.

Një grup aktivistësh thonë se po planifikojnë të rrethojnë ndërtesën e parlamenit në 27 shtator, për të shprehur mbështetjen e tyre për Beselian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01328706741333
array(1) { ["section"]=> string(132) "plas-sherri-ne-kuvend-kolegu-i-permend-moralin-gjate-senaces-parlamentare-deputetja-xhindoset-dhe-e-godet-ngjarja-ne-gjeorgji-180097" }