Plas sherri në mbledhjen e këshillit të qarkut Vlorë, Danaj: Lëre votën se për të japim jetën (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 11-04-2017 Plas sherri në mbledhjen e këshillit të qarkut Vlorë, Danaj: Lëre votën se për të japim jetën (VIDEO)

Ka degraduar sot në përplasje fizike, mbledhja e këshillit të qarkut të Vlorës ku është miratuar shkarkimi i kryetarit të këtij këshilli Sidrit Danaj.

Këshilltarët e LSI-së nuk e kanë votuar propozimin e PS-së, ndërkohë që vetë Danaj është acaruar me komisionin e votimit për shkak se ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.

“Lër votën se për të po japim jetën. Mos e prek votën”, dëgjohet të thërrasë ai në mbledhje.

Përplasjet e ashpra u shënuan sot në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, pasi kryebashkiaku Leli kërkoi shkarkimin e kreut të këtij këshilli.

GSH.al raporton se në fillim të mbledhjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne ëmër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si njeri i Koço Kokëdhimës.

Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku Sidrit Danajt.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident si nëpër filma/ Vajza e dehur në makinë përplaset me karburantin në Durrës, plagoset dhe shkakton zjarr (VIDEO)
Uji nxjerr një trup të pajetë në bregdetin e Semanit »
Article Logic
Execution time: 0.010167837142944
array(1) { ["section"]=> string(103) "plas-sherri-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-qarkut-vlore-danaj-lere-voten-se-per-te-japim-jeten-video-74823" }