Plas sherri në studio, burri i ministres Besa Shahini sulmon fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 23:52 11-09-2019 Plas sherri në studio, burri i ministres Besa Shahini sulmon fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje (VIDEO) Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj, foto gjate debatit ne T7

Bashkëshorti i ministres shqiptare të Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi pas një debati televiziv që ka pasur me të.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7 në Kosovë, mbrëmjen e sotme, ndërsa për rastin është njoftuar dhe përfshirë policia.

Zyrtari i VV Haki Abazi pretendon se kur ka qenë në korridor, në dalje të studios bashkë me Rexhep Hotin, Dardan Molliqaj i ka shkuar me zë kërcënues, ndërsa shoqëruesi i tij e ka kapur nga duart dhe më pas ka filluar përleshja fizike.

“Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin, dhe ata më kanë sulmuar”, tha Abazi. Sipas Abazit, lidhur me rastin autori i emisionit Leonard Kerquki, e ka njoftuar Policinë.

Incidentin e ka konfirmuar edhe drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, i cili për shkak të këtij incidenti ka thënë se nuk do të mund ta vazhdojë emisionin.

Vetë bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj përmes një statusi në Facebook, thotë se jashtë studios nuk ka ndodhur asnjë incident.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, shkruan Molliqaj.

Ndërkohë, në lidhje me sherrin mes dy Molliqajt dhe Abazit ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se banditët nuk e kanë vendin në studio.

“Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive
Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht.
Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike”, thuhet në njoftimin e VV.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073451995849609
array(1) { ["section"]=> string(115) "plas-sherri-ne-studio-burri-i-ministres-besa-shahini-sulmon-fizikisht-zyrtarin-e-levizjes-vetevendosje-video-178140" }