Mes televizioneve informative në vend ka "plasur” sherri për shikueshmërinë më e lartë gjatë protestës së Opozitës.
Spikerja e News 24, Ola Bruko dhe kryedaktorja e këtij televizioni Anila Jole, kanë publikuar të dhënat zyrtare të matjes së audiencës. Sipas asaj që kanë publikuar të dyja gazetaret në facebook rezulton që ky televizion të ketë pasur audiencën maksimale.
Pas publikimit të këtyre të dhënave kanë qenë një numër i lartë komentuesish që kanë konfirmuar këtë fakt.