Platforma amerikane NETFLIX fillon rënien për herë të parë pas 2011, shifrat që shqetësojnë drejtuesit

Publikuar tek: bota, më 09:21 18-07-2019 Platforma amerikane NETFLIX fillon rënien për herë të parë pas 2011, shifrat që shqetësojnë drejtuesit

Numri i abonentëve të Netflix është zvogëluar për herë të parë që nga 2011, në SHBA, në periudhën e matur prill deri në qershor, ndërkohë që kompania ndau aktivitetin e vet streaming ng dvd.

Abonimet kanë rritur kostot në Itali, në muaj paguhet tashmë 15.99 euro në muaj. Kaq ka mkaftuar për të rënë emri I kompanisë në tregun e Wall Street, raporton newsbomb.al.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019 Netflix ka vendosur të investojë 271 milionë dollar kundrejt 384 milionëve të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Netflix vazhdon të dominojë qoftë në USA qoftë në vende të tjera, por trendi po preokupon drejtueësit.

Në Amerikë, në tremujorin e dytë Netflix kishte 60.1 milionë abonentë, rreth 130 mijë më pak se periudha janar – mars, ndërkohë që në vitin e kaluar ishin 55.96 milionë abonenteve.

Netflix është kthyer në një platformë digjitale, shume popullore edhe në Shqipëri, por deri tani nuk ka një statistikë se sa është shifra e përdoruesve në vendin tonë, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10483694076538
array(1) { ["section"]=> string(108) "platforma-amerikane-netflix-fillon-renien-per-here-te-pare-pas-2011-shifrat-qe-shqetesojne-drejtuesit-172574" }