Platforma e partive të vogla, Dashamir Shehi zbulon pikën që nuk bien dakord me PD-në

Publikuar tek: politike, më 11:30 29-04-2019 Platforma e partive të vogla, Dashamir Shehi zbulon pikën që nuk bien dakord me PD-në

Partitë e vogla aleate të Partisë Demokratike, zbardhën sot platformën me kërkesat e tyre për t'i dhë zgjidhje kështu ngërçit politik në vend.

Mes të tjerash në deklaratën e partive të vogla është edhe reforma zgjedhore dhe listat e hapura, në mënyrë që të mos votohet vetëm partia por edhe kandidati.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh se në këtë pikë ende nuk ka një qendrim nga PD, ndërsa shtoi se për këtë kanë edhe një lloj debati.

"Partia Demoktarike në këtë pikë nuk ka një qendim. Ne kemi një lloj debati me Partinë Demokratike përë këtë. Ne këtë ligj që është sot ne nuk e duam, por e gjitha kjo është një platformë për marrëveshje kushtetuese. Ne këtë pikë ndryshojmë nga PD. Uroj që edhe PD të vijë në këtë pikë", tha Shehi, ndërsa theksoi se me Ramën kryeministër ata nuk negociojnë dhe për këtë kanë rënë të gjithë dakord.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019889116287231
array(1) { ["section"]=> string(91) "platforma-e-partive-te-vogla-dashamir-shehi-zbulon-piken-qe-nuk-bien-dakord-me-pd-ne-162247" }