“Plazh” në Tiranë, shatervanet e kryeqytetit kthehen në pishina (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 21-05-2017 “Plazh” në Tiranë, shatervanet e kryeqytetit kthehen në pishina (FOTO)

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që qytetarët të zëvendësojnë veshjet e trasha me ato të lehta dhe verore.

Ndonëse gjatë ditës së sotme, moti ka vransira, dy ditë më parë shatervanet e Tiranës janë kthyer në pishina për disa qytetarë. Bëhet fjalë për zonën prapa Tetarit të Operës dhe Baletit.

Lexues të newsbomb.al sjellin foto nga ky shatërvan të shkrepura mesditën e së premtes në Tiranë, ku shfaqen fëmijë të vegjël, të cilët argëtohen dhe lahen në ujin e shatërvanit prapa godinës së TKOB.

“Plazhi” i tyre ka qenë në vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, ndërsa djemtë as nuk kanë dashur t’ja dinë dhe kanë vazhduar me argëtimin e tyre në “pishinën” e improvizuar në mes të Tiranës.  

 

2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Godet me sende të forta të moshuarin, arrestohet Topalli në Lushnje (EMRI)
2 tragetet e linjës Bari-Durrës nisen 3 orë me vonesë, ç’ka ndodhur? »
Article Logic
Execution time: 0.010365009307861
array(1) { ["section"]=> string(71) "plazh-ne-tirane-shatervanet-e-kryeqytetit-kthehen-ne-pishina-foto-79392" }