Plazhet më të mira shqiptare sipas "Lonely Planet"

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 31-05-2015 Plazhet më të mira shqiptare sipas

“Bregdeti i thyer i Shqipërisë, me fshatrat tradicionale të thurrura në gjiret e izoluara dhe plazhet e arta që lagen nga ujërat e bruzta, ishte një rrëfim kur udhëtarët e parë nisën ta zhbulojnë vendin rreth një dekadë më parë”, kështu i përshkruan disa nga plazhet shqiptare “Lonely Planet”, një nga kompanitë turistike më të mëdha në botë.

“Që atëherë plazhet e fundit të panjohura të Europës, kanë ndryshuar përtej njohjes, por ka ende arsye për të ardhur këtu në zbulim të bregdetit të mrekullueshëm të Adriatikut dhe Jonit”. Ja kush janë plazhet më të bukura shqiptare sipas lonelyplanet.com.

Palasa

Menjëherë pasi zbret nga Llogaraja e mrekullueshme. Plazh me rërë të bardhë dhe guralecë. Ka një klub nate, disa kafe dhe “fast-food”. Destinacioni i duhur për të shmangur turmat e mëdha, për kamping dhe zhytje në ujërat e qelqtë.

Dhërmiu

Plazhi i Dhërmiut është një nga më të famshmit në Shqipëri. Vija disa kilometra e gjatë e rërës së bardhë e cila laget nga uji ngjyrë blu e thellë. Jashtë pikut pranveror, është një vend i qetë. Për eksploruesit, është vendi perfekt, me disa guva të vogla dhe gjire të tjerë më të vegjël disa kilometra më tej.

Ksamili

Në jug të Sarandës. Ksamili është kryeqyteti jozyrtar i Shqipërisë. Me një distancë shumë të vogël nga bregdeti grek, ksamili është një destinacion perfekt. Te tre ishujt e vegjël, mud të mbërrihet me një shtëtitje të shkurtër me varkë. Shumë pranë është qyteti antik i Butrintit, ku mind ta kombinoni plazhin me një udhëtim kulturor.

Buneci

Një plazh i bardhë që ndahet në mes nga një përrua. Perëndimi i diellit është i mrekullueshëm. Vendi është fantastik për ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi. Hotel Buneci ofron komoditet të mirë. Përtej saj, vetëm qetësi dhe dallgët.

Himara

Qyteti i fjetur i Himarës është një pikë turistike e zhvilluar më së miri. Pavarësisht zgjerimit në vitet e fundit, nuk e ka humbur bukurinë. Megjithëse plazhet e qytetit popullohen gjatë verës, vetëm pak kilometra larg, plazhet e Livadhit dhe Potamit, ofrojnë bukuri natyrore dhe ujëra të kristaltë.

Borshi

Vija më e gjatë e paprekur e Shqipërisë, 7 kilometra e gjatë. Urbanizimi nuk e ka prekur Borshin. Edhe pse është një nga qendrat kryesore të prodhimit të vajit të ullirit, plazhi ka disa kafe dhe restorante. Por kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt, teksa zhvilluesit po i hedhin sytë nga kjo bukuri natyrore e paprekur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë i këndojnë Berishës në plazh ‘’Internacionalen’’, iu përgjigjet me dy gishtat (VIDEO)
Elbasan, i riu i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati »
Article Logic
Execution time: 0.012589931488037
array(1) { ["section"]=> string(54) "plazhet-me-te-mira-shqiptare-sipas-lonely-planet-12343" }