PLAZHI NA MBRON, QEVERIA JO!

Publikuar tek: pa-stres, më 10:41 11-05-2020 PLAZHI NA MBRON, QEVERIA JO! Ilustruese

Plazhi na mbron, qeveria jo!

 

Shkruan Edi Oga ekzkluzivisht për newsbomb.al

Jam i bindur se njëra nga arsyet më të forta pse coronavirusi u tregua më i butë me ne shqiptarët, ishte imuniteti ynë natyror. Kur them natyror, i referohem kryesisht efektit të drejpërdrejtë të Diellit, origjinës së pamohueshme të jetës biologjike në planetin tonë!

Shqiptarët e duan Diellin!

Edhe ata që nuk e duan, nuk e evitojnë dot. Më pak ose më shumë, dielli ua sheh lëkurën të gjithëve. Rrezet e diellit që godasin lëkurën e njeriut, transformojnë provitaminën D në vitaminë D, e cila përveçse rregullon metabolizmin e kalçiumit dhe fosforit, siguron funksionimin normal të sistemit imunitar!

Po pra, vitamina D është e domosdoshme për sistemin tonë natyral mbrojtës nga parazitët, nga bakteret dhe nga viruset. Pra edhe nga coronavirusi!

Këto m’i kanë mësuar në shkollë disa nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Këto mund t’i lexoni edhe ju, mjafton të kërkoni në Google për termin “Vitamina D”!

Imuniteti ynë është i vetmi mbrojtës i vërtetë që ne kemi ndaj coronavirusit. Them i vetmi, përsa kohë vaksina apo mjekimi i plotë efikas nuk ekzistojnë.

Imuniteti është edhe më i rëndësishëm në mbrojtjen tonë sesa qeveria (lexo kryeministri)

Qeveria me masat e saj të rrepta, mund të na pengojë që ta marrim për njëfarë kohe, por nëse e marrim, gjasat janë që më parë ose më vonë ta marrim të gjithë, nuk na bën më punë qeveria, na bën punë imuniteti ynë personal.

Që të funksionojë imuniteti natyror i trupit tonë, na duhet vitamina D.

Vitaminën D e marrim në sasinë dhe cilësinë që na duhet, vetëm duke u ekspozuar ndaj Diellit.

Ekspozimin ndaj Diellit, njerëzit e realizojnë kryesisht në breg të detit, liqeneve dhe lumenjve, që me një term të unifikuar, të gjithëpërdorur, me termin plazh!

Shqiptarët janë të mençur!

Shqiptarët bëjnë plazh!

Të huajt shkojnë me pushime, kurse shqiptarët shkojnë në plazh!

Vetëm këtu tek ne, për pushimet e verës të pyesin “Ku e bëre plazhin sivjet?”

Shqiptarët sakrifikojnë gjithë vitin dhe mbledhin para mjaftueshëm për të paktën një javë plazh!

Askush nuk duhet dhe askush nuk mund t’ia mohojë ose vështirësojë plazhin shqiptarëve!

Publikimet e fundit shkencore në Itali, tregojnë për një rënie të fuqisë dëmtuese që ka pësuar virusi dhe për një efekt shkatërrues që nxehtësia dhe dielli ka në të.

Të gjitha arsyetimet dhe nevojat të shpien në plazh!

Ditët e fundit, qeveria po improvizon rregullore me të cilën duhet të funksionojë plazhi sivjet. Jam dakord që diçka duhet të ndryshojë. Jam dakord në distancimin social dhe në evitimin e dëfrimeve në grup. Por plazhi si plazh, shtrirja në rërë dhe larja në det nuk duhen penguar kurrësesi. Përkundrazi, duhen inkurajuar dhe lehtësuar.

Qeveri, nëse i do qytetarët e tu, ndihmoji ata të bëjnë plazh!

Ju ofrues të pushimeve në bregdet! Bëhuni pak më tepër miqësore me çmimet e plazhit, sepse njerëzit këtë vit kanë kursyer më pak!

Sot temperatura në bregdet është 25 gradë. Sezonin e plazhit e deklaroj të hapur!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093262195587158
array(1) { ["section"]=> string(33) "plazhi-na-mbron-qeveria-jo-205934" }