Plazhi plot me plehra, revoltohet gazetari: Njerëz, bëhuni njerëz, dreqi ta hajë! (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 24-06-2020 Plazhi plot me plehra, revoltohet gazetari: Njerëz, bëhuni njerëz, dreqi ta hajë! (FOTO) Foto te publikuara nga Kikia

Gazetari Mentor Kikia është revoltuar me plazhistët të cilët kanë hedhur plehrat në tokë dhe pasi janë larguar i kanë lënë aty.

“Kur shkoni dhe uleni në rërë, hani ushqimet e pini birrë e ujë, përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?”, shkruan Kikia në pyetjen e tij ndaj plazhistëve.

“Njerëz, behuni njerëz, dreqi ta hajë! Dakord shumë, duhet të kemi me shumë plazhe publike. Njerëzit kanë nevojë te qendrojnë në rërë nëse nuk duan apo nuk kanë mundësi të paguajne shezllonet. Dhe qeveria duhet ta garantojë këtë me patjetër.

Po këtyre plehrave si t’ia bëjmë?Kur shkoni dhe uleni në rërë, hani ushqimet e pini birrë e ujë, përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?

Edhe pas 30 vjetësh, kur hanim në rërë e dh.... në det, sërish kështu do të vazhdojmë?
Edhe pasi keni dalë jashtë, keni parë botë dhe qytetërim me sy, keni parë qytete të pastër, ku nuk hidhet përtokë asnjë bisht cigareje, sërish do te ikni duke i lëne shishet, bidonat e pjatat në rëre?”, shkruan Kikia në “facebook”.

105412440_2669508053303587_1443564701093887617_o.jpg

106217696_2669507979970261_9007850112000129400_o.jpg

105455596_2669507903303602_7350871854820294408_o.jpg

106172734_2669507856636940_5886679976918082018_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010461091995239
array(1) { ["section"]=> string(88) "plazhi-plot-me-plehra-revoltohet-gazetari-njerez-behuni-njerez-dreqi-ta-haje-foto-211560" }