Qindra qytetarë shprehen të gatshëm për t’iu bashkuar protestës “kundër otomanizmit në Shqipëri” të nxitur nga vendosja e pllakës me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit në hyrje të kalasë së Lezhës.
Qytetarët janë organizuar kryesisht në rrejetet sociale ku edhe u bëhte thirrje për të qenë të pranishëm në protestën që do të mbahet në 28 nëntor te Kalaja e Lezhës.
“Protesta zhvillohet nga qytetarët e thjeshtë dhe nuk ka qellimë politike por ka qellimin e Mbrojtjes së Identitetit Kombëtar Shqiptar nga Otomanizmi”, shkruhet në mesazhet e përhapura në rrjetet sociale, bashkangjitur me fotografinë më sipër.
Vetëm pak ditë pas vendosjes së pllakës në kalanë e Lezhës, në murret e jashtme të kësaj kalaje u shfaqën disa mbishkrime me spray ku lexohej “mos u shisni te osmanët”.