Revolta e banorëve të Astirit vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Ata kundërshtojnë zbatimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kanë vendosur të mos ndalen.
Për 80 ditë radhazi, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën me pankarta në duar duke bërë thirrje.
Ashtu si në ditët e tjera edhe mbrëmjen e sotme vihet re prezenca e deputetëve të opozitës.
Banorët e Astirit kërkojnë dëmshpërblimin me vlerën e tregut të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.