Plotësimi i vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, KED zbardh listën e kandidatëve të tërhequr dhe të ndaluar (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 14-05-2019 Plotësimi i vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, KED zbardh listën e kandidatëve të tërhequr dhe të ndaluar (EMRAT)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit dhe të përfaqësuesve nga subjektet të ftuara, zhvilloi mbledhjen e radhës për shqyrtimin e rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu një pikë tjetër e rendit të ditës, të KED-së ishte dhe shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas njoftimit për median, KED pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi dhe për ndalimin për kandidim mbi bazën e korrespondencës me ILDKPI për mos dorëzimin në afat të deklaratve të pasurisë sipas ligjit (brenda 15 ditëve), ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për të gjitha pozicionet, është si më poshtë:

  1. Alban Brati
  2. Irena Reso
  3. Theodhori Sollaku
  4. Genci Ismaili
  5. Avni Shehu

Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi është si më poshtë:

  1. Ardita Alsula
  2. Denar Biba
  3. Kristaq Traja
  4. Vasil Bendo
  5. Kostandin Kazanxhi

Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet per ndalim nga kandidimi, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë.​

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019197940826416
array(1) { ["section"]=> string(124) "plotesimi-i-vendeve-vakante-per-gjykaten-kushtetuese-ked-zbardh-listen-e-kandidateve-te-terhequr-dhe-te-ndaluar-emrat-164336" }