Plotësohet ‘treshja e hekurt’, ja kush është gruaja që do gjykojë çështjen 'Shullazi' (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 20-05-2019 Plotësohet ‘treshja e hekurt’, ja kush është gruaja që do gjykojë çështjen 'Shullazi' (EMRI)

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtaren e tretë që do gjykojë çështjen ‘Shullazi’.

Valdete Hoxha është një nga tre gjyqtaret që do marrë në dorë këtë çështje.

Hoxha është gjyqtare pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Ajo ka gjykuar më parë çështjen e Izet Haxhisë, por kërkoi të dorëhiqet nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Bashkë me të janë dënuar edhe grupi i tij, përfshirë edhe Gilmando Danin.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02868914604187
array(1) { ["section"]=> string(92) "plotesohet-treshja-e-hekurt-ja-kush-eshte-gruaja-qe-do-gjykoje-ceshtjen-shullazi-emri-165008" }