Këto janë pamjet kur Ardian Çapja, i cili mbeti i plagosur nga atentati me snajper që iu bë ditën e sotme në Elbasan, ka mbërritur në spitalin e Traumës, i rrethuar nga forca të shumta policie.
Pranë spitalit ka forca të shumta policie, të cilët kanë krijuar dhe perimetrin e sigurisë për shkak të të kaluarës kriminale që Çapja ka.
Nga atentati Çapja ka marrë një plumb në shpatull, më pas është rrrëzuar në tokë, ku si pasojë ka pësuar dëmtime në kokë. Si pasojë e plagëve ai ka pësuar shumë hemorragji dhe ndohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se atentati i është bërë pranë rrugicës së shtëpisë, nga një autor i cili ka qëlluar me snajper drejt tij, ndërkohë që ndodhej në makinë.
LEXO EDHE:https://www.newsbomb.al/iu-be-atentat-me-snajper-ardian-capja-ne-gjendje-te-rende-mberrin-te-trauma-me-forca-te-shumta-renea-209470
Foto te spitali: