Plumba në lokalin e njohur në autostradën e Elbasanit, 3 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 07-04-2017 Plumba në lokalin e njohur në autostradën e Elbasanit, 3 të plagosur Foto InfoElbasani

UPDATE/ Policia e Elbasanit jep të dhena të reja për 3 personat e plagosur me armë zjarri në lokalin e Elbasanit. Sipas burimeve të policisë në konflikt kanë qenë të përfshirë 4-5 persona, por vetëm 3 kanë mbetur të plagosur. Konflikti mes palëve ka nisur me sende të forta dhe më pas me armë zjarri. Të plagosurit me iniciale K.Gjini dhe H.C kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ndërsa shtetasi tjetër me inciale A.C është plagosur me sende të forta.

NGJARJA:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot  në autostradën Elbasan-ish-Metalurgji. 3 persona janë plagosur, si pasojë e breshërive me armë zjarri në një lokal në Bradashesh.

Sipas të dhënave praprake, njëri prej të lënduarve është plagosur me armë zjarri dhe është në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerët me sende të forta dhe janë nisur drejt spitalit rajonal.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një lokal, që ndodhet përgjatë autostradës, i njohur si një pikëqëndrim i zakonshëm për drejtuesit e mjeteve dhe autobusëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar ambientin në një perimetër të gjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “O shef, ja të ashtu një kafe”, shoferi e pëson keq, pasi u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie (VIDEO)
E fortë kjo që po ndodh në këtë fshat të Fierit, nënat më të forta se kurrë sfidojnë “intelektualet e Tiranës” »
Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877
array(1) { ["section"]=> string(73) "plumba-ne-lokalin-e-njohur-ne-autostraden-e-elbasanit-3-te-plagosur-74422" }