Një person ka rënë në prangat e policisë pasi ka shtënë me armë zjarri të tipit “kallashnikov’ në plazhin e Velipojës.
Autori është 39 vjeçari Bujar Buhaj banues në Shkodër i cili ka shtënë në ajër duke tmerruar pushuesit e shumtë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas arrestimit të 39 vjeçarit ka mbledhur gëzhojat model 56 që janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale që do i kalojnë Prokurorisë për hetim.