Plumbat në lokalin e Tiranës, vdes një nga vëllezërit e plagosur, arrestohen 4 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 18-03-2017 Plumbat në lokalin e Tiranës, vdes një nga vëllezërit e plagosur, arrestohen 4 persona Foto ilustruese

Ndërron  jetë në spital një nga vëllezërit e plagosur pasditen e djeshme në një lokal në zonën e  Bathores në Tiranë. Pasditen e djeshme, një sherr  ku u përfshinë 6 persona çoi në plagosjen e dy vëllezërve. Pas ngjarjes, policia arrestoi 16 vjeçarin K.P. e ndërsa tani raportohet se janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të përfshirë. Viktima është Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe dëmtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Sipas Policisë datë 18.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur në datë 17.03.2017, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë;

2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë; (djali i Rasim C.)

3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë; (daja i K.P.)

4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë

NGJARJA SIPAS POLICISË:

 Dy 16-vjeçarët K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe dëmtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër dhe 8 fishekë

Nje armë gjahu e tipit çifte

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Vrasja me dashje", "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", “Plagosja e lehtë me dashje”," Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Apeli i kryebashkiakut: Më mirë mbjellim pemë, se sa bëjmë sherre
Veliaj çon tualetet tek Liqeni Artificial: Tani s’ka më...! (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011976957321167
array(1) { ["section"]=> string(90) "plumbat-ne-lokalin-e-tiranes-vdes-nje-nga-vellezerit-e-plagosur-arrestohen-4-persona-72352" }