Stuhia Mesdhetare që po i drejtohet vendit dhe rajonit përgjatë detit Mesdhe, do të sjellë reshje të shumta shiu kryesisht në jug të Italisë, Ballkanin jugor dhe Turqi gjatë gjithë javës në vijim.
Dita e sotme do të shënojë rritjen e reshjeve në të gjithë Greqinë, Italinë e jugut dhe Shqipëri. Reshjet do të arrijnë kulmin ditën e enjte në të gjithë Ballkanin e jugut, ndërsa moti do të përmirësohet në Italinë e jugut, pavarësisht shirave të vazhdueshëm.
Reshje rreth 20-25 mm do të jenë normale në jug të Italisë, Shqipëri dhe Greqi ndërsa në zona të izoluara mund të arrijnë deri në 100 mm. Shqetësimi më i madh mbetet ai i përmbytjeve ndërsa në zonat që do të preken nga rreshjet do të ketë edhe rrëshqitje dheu. Moti i keq do të vazhdojë deri në gjysmën e parë të javës së ardhshme.