'Po atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim ne', BATUTA e fortë e Ramës me Veliajn në mbledhje

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 22-09-2019 'Po atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim ne', BATUTA e fortë e Ramës me Veliajn në mbledhje

"'Po atë diten pa makina nuk mund ta shtynim ne'", kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit.

"Ku eshte kryetari i Tiranës? Apo po merret me ditën pa makina...po atë diten pa makina nuk mund ta shtynim ne, apo....", tha Rama gjatë mbledhjes

Ndërkohë, kryebashkiaku u shpreh se një gjë e tillë është bërë për të mos rënduar situatën, në mënyrë që të mos përhapet edhe panik.

"Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë vaktet në masë për shumë prej banorëve të Tiranës. Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshteve dhe çerdheve", tha Veliaj duke raportuar për situatën e Tiranës.

Teksa në Tiranë janë ngritur tashmë grupet e punës për vlerësimin e situatës pas tërmeteve, po ashtu po zhvillohet edhe 'Dita pa makina", e cila siç theksoi kryebashkiaku është vendosur të mos anulohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014895915985107
array(1) { ["section"]=> string(98) "po-ate-diten-pa-makina-nuk-mund-ta-shtynim-ne-batuta-e-forte-e-rames-me-veliajn-ne-mbledhje-179367" }