‘Po babai i vajzës ku ndodhet?', ndjekësja PROVOKON Rudina Dembacajn në videon e ëmbël me të bijën, aktorja i kthehet keq

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:17 07-12-2019 ‘Po babai i vajzës ku ndodhet?', ndjekësja PROVOKON Rudina Dembacajn në videon e ëmbël me të bijën, aktorja i kthehet keq Rudina me vajzën, Viktorian

Fiksimi i videove të festave të fundvitit, pranë pemës, në një atmosferë magjike, ka prekur edhe aktoren Rudina Dembacaj.

Rudina ka publikuar një video shumë të ëmbël ku shfaqet me vajzën Viktorian, të dyja nënë e bijë, nën shkëlqimin e dritave.

 

'Gjithçka dua për Krishtlindje je ti Viktoria ime', shkruan Rudina në videon e postuar në Instagramin e saj, duke falenderuar Rezarta Shkurtën për përjetësimin e këtij momenti.

Mirëpo, në mesin e komenteve pozitive dhe plot dashuri, në sy bien fjalët e një ndjekëseje e cila e pyet aktoren për bashkëshortin, e kjo e fundi nuk ngurron t’I përgjigjet.

‘Padyshim qe nje kujtim shum i bukur bravo Rezarta. Nje pyetje babai vajzes ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonje interes te madhe por duke qen se shume VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nepermjet mediave qe “jo ne jemi shume shok te mire”, “jo do jet gjithmone prezent prane vajzes . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e te atit ketu sepse Krishtlindje do te thote ndryshe familje, feste, gezim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idene ne ndahemi po ne jemi ketu per ty pra ne nuk jemi Amerikan’, i shkruan ndjekësja.

-640-0-5deb981277e46.jpg

Por Rudina e ka përgjigjen në majë të gjuhës:

‘Moter Krishtlindjet nuk kane ardhur akoma! Nuk i mungon asnje moment babai e dashur. Te jesh e bindur qe unë dhe babi i vet, e duam shume me shume se ti. Faleminderit’, i kthehet ajo.

-640-0-5deb9813bffd7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13170313835144
array(1) { ["section"]=> string(123) "po-babai-i-vajzes-ku-ndodhet-ndjekesja-provokon-rudina-dembacajn-ne-videon-e-embel-me-te-bijen-aktorja-i-kthehet-keq-188698" }