Po bëhet rrugë, tjetër JAHT luksoz në ujrat shqiptare, shfaqet në Vlorë (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:46 30-08-2019 Po bëhet rrugë, tjetër JAHT luksoz në ujrat shqiptare, shfaqet në Vlorë (FOTO) Jahti ''Cloudbreak'' në Vlorë

Jahtet luksoze po shfaqen gjithnjë e më shumë në vendin tonë.

Përveç Sarandës, ku u ankorua Jahti i biznesmenit dhe filantropit Lloyd Dorfman, në ujërat e Vlorë u shfaq një tjetër jaht.

Emri i objektit luksoz lundrues është ‘’Cloudbreak’’ dhe ka gjatësi 75.28 metra. Kompania gjermane ‘’Abeking&Rasmussen’’ mban firmën e prodhimit të këtij jahti. Për të qëndruar një javë, kostoja llogaritet 750 mijë €.

Jahti ka kapacitet për 34 persona (12 pasagjerë dhe 22 anëtarë bordi). Ai është dizejnuar për lundrime të largëta.

Mendohet se pronari është shtetas britanik, pasi ‘’Cloudbreak’’ mban flamurin e Ishujve Kajman, territor autonom i Mbretërisë së Bashkuar.

jaht.jpg

superjaht vlore.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071408748626709
array(1) { ["section"]=> string(81) "po-behet-rruge-tjeter-jaht-luksoz-ne-ujrat-shqiptare-shfaqet-ne-vlore-foto-176754" }