Po bënte selfie, turisti austriak ulet dhe i thyen gishtat skulpturës së çmuar në Itali: Ishte motra e Napoleon Bonapartit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:35 04-08-2020 Po bënte selfie, turisti austriak ulet dhe i thyen gishtat skulpturës së çmuar në Itali: Ishte motra e Napoleon Bonapartit (VIDEO) Paulina Bonaparte

Zyrtarët e Muzeut Gypsotheca Antonio Canova në Possagno, në veri të Italisë, raportuan të shtunën një akt vandalizmi në një nga skulpturat e tij të famshme, atë të Paulina Bonaparte, të kryer në 1804 nga skulptori dhe piktori Antonio Canova.

Statuja, një portret mitologjik i motrës së Napoleonit, u dëmtua në këmbë nga një turist austriak, i cili u ul mbi të për të bërë një selfie dhe u largua nga muzeu pa raportuar.

Sapo u konstatua dëmi, rojet e dhomës ngritën alarmin dhe u shpall menjëherë situata e emergjencës. Kamerat e vëzhgimit kanë kapur të gjithë sekuencën. Muzeu ka informuar në një deklaratë në rrjete sociale se po punon për restaurimin e skulpturës.

"Ne ritheksojmë që trashëgimia jonë duhet të mbrohet: adoptimi i sjelljes së përgjegjshme brenda muzeut, duke respektuar veprat dhe pasuritë e ruajtura është një detyrë qytetare".

Vittorio Sgarbi, politikan dhe president i fondacionit Antonio Canova, e ka denoncuar aktin përmes rrjeteve sociale.

"Një turist i pandërgjegjshëm austriak u ul në Paolina Borghese, duke i thyer gishtërinjtë", shkruan ai. Dëshira e tij është që "vandali i pavetëdijshëm" të mund të identifikohet sa më shpejt.

"Unë kërkoj qartësi dhe ashpërsi nga forcat e ligjit dhe gjyqësori, që të mos e lejojë atë të dalë i pandëshkuar dhe të shkojë në shtëpi", shkruan Sgarbi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010249853134155
array(1) { ["section"]=> string(133) "po-bente-selfie-turisti-austriak-ulet-dhe-i-thyen-gishtat-skulptures-se-cmuar-ne-itali-ishte-motra-e-napoleon-bonapartit-video-216089" }