Po bënte vrap rreth detit, goditet me thikë nga 3 persona 38-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 17-08-2017 Po bënte vrap rreth detit, goditet me thikë nga 3 persona 38-vjeçari

Një 38 vjeçar me iniciale K.D është dhunuar nga 3 persona të paidentifikuar teksa bënte vrap rreth detit të Vlorës.

Mësohet se 38-vjeçari është goditur me thikë dhe më pas autorët janë larguar nga vendngjarja. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. 

Njoftimi i policisë: 

Më datë 16.08.2017, Salla Operative Vlorë Njoftohet nga Spitali Rajonal Vlorë se atje kishte shkuar një shtetas i cili kishte dëmtime në dorë edhe në brinjë, me mjet prerës.

Policia ka shkuar menjëherë, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi K.D., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili duke bërë vrap në “Plazh të vjetër”, tre shtetas (të panjohur prej tij dhe të paidentifikuar ende nga policia), i janë afruar dhe për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen.

Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar.

I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.

Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E masakruan me shufa hekuri pranë shtëpisë, zbardhet dëshmia e shefit të Kufirit në Vlorë
Aksident pas mesnate në Tiranë, shoferi pa patentë përplas 62-vjeçarin, por arrestohet në flagrancë »
Article Logic
Execution time: 0.0099577903747559
array(1) { ["section"]=> string(73) "po-bente-vrap-rreth-detit-goditet-me-thike-nga-3-persona-38-vjecari-89342" }