‘Po çmend dynjanë’, ish-deputetja e LSI ironizon Hajdarin: Amerikania kërkon autorizim për të vënë një buqetë me lule tek babai

Publikuar tek: aktualitet, më 19:37 05-07-2019 ‘Po çmend dynjanë’, ish-deputetja e LSI ironizon Hajdarin: Amerikania kërkon autorizim për të vënë një buqetë me lule tek babai

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka ironizuar deputeten Rudina Hajdari e cila ka 'gozhduar' presidentin Ilir Meta dhe ish deputetin e PD në Tropojë, Besnik Dushaj, njëherazi edhe kreu i bashkisë Tropojë që nuk e ftuan në ceremoninë nderuese të babait të saj, Azem Hajdarit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Mehmetaj e cilëson Hajdarin si amerikane, që nuk mund të shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më parë ‘autorizim’.

Sipas Mehmetaj, Rudina Hajdari po çmend dynjanë.

‘Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vertetë e cila nuk mund te shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më pare ‘autorizim’. Kjo po çmend dynjanë!’, shkruan Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034044981002808
array(1) { ["section"]=> string(130) "po-cmend-dynjane-ish-deputetja-e-lsi-ironizon-hajdarin-amerikania-kerkon-autorizim-per-te-vene-nje-buqete-me-lule-tek-babai-171254" }