Po filmonte performancën e të rinjve, Arnold Schwarzenegger sulmohet me shqelma pas shpine (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:43 19-05-2019 Po filmonte performancën e të rinjve, Arnold Schwarzenegger sulmohet me shqelma pas shpine (VIDEO)

Aktori dhe ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë ngjarjes sportive 'Arnold Classic Africa' në Afrikën e Jugut.

Schwarzenegger është sulmuar pas shpine nga një person gjatë ditës së sotme.

71-vjeçari ishte live në SnapChat, duke filmuar perfomancën e disa fëmijëve dhe sapo u kthye me shpinë për të lënë telefonin, një burrë është hedhur pas tij dhe i ka gjuajtur me shqelma në shpatulla.

Aktori u rrëzua, ndërsa sigurimi kapi menjëherë agresorin, i cili e sulmoi për arsye ende të paditura.

Pas kësaj, Schwarzenegger u largua ndonëse nuk ishte i nevrikosur për atë që i ndodhi.

“Faleminderit për interesimin, por nuk keni pse shqetësoheni. Mendova se më shtyu turma, gjë që ndodh shpesh. Më pas kuptova se mora një shqelmim dhe këtë e kuptova vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju. Jam i lumtur vetëm që, ai idjoti nuk arriti të më prishte direkten në Snapchat”, shkruan Arnold, ndërsa pak më vonë i kërkoi fansave të mos përqendrohen te afresori.

Më bëni një nder: Në vend që të shpërndani videon e djaloshit që tentoi të bëhet i famshëm, shikoni disa nga atletët tanë ArnoldSports, si ky heroi i vogël, që provon se sporti është për të gjithë ata që meritojnë të jenë të famshëm. Ata janë në Sopanchatin tim', shkruan aktori.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070919990539551
array(1) { ["section"]=> string(102) "po-filmonte-performancen-e-te-rinjve-arnold-schwarzenegger-sulmohet-me-shqelma-pas-shpine-video-164873" }